Dy pistoleta janë gjetur të hedhura në lumin Shkumbin.
Mësohet se pistoletat janë gjetur gjatë aksionit për gjetjen e thikës me të cilën Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili ekzekutuan Regis Runajn.
Dyshohet se armët janë përdorur për ngjarje kriminale të ndodhura në Elbasan, por nuk dihet ende se për çfarë ngjarjesh me saktësi.
Armët e gjetura do t’i nënshtrohen ekspertizës.