Gazetarja e njohur shqiptare gjendet e pajetë në banesë

Ditën e sotme është gjetur e vdekur në banesë gazetarja dhe kompozitorja e njohu në Kosovë Violeta Rexhepagiq. Prej vitesh ajo ishte pjesë e RTK, kanali televiziv shtetëror i Kosovës.

Ndërkohë, janë të paqarta shkaqet e vdekjes së 44 vjeçares. “Sot rreth orës 09:30 policia ka marrë informatën se në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën grua, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, njoftoi policia.

Vileta ishte motra e këngëtarit dhe kompozitorit të njohur Armend Rexhepagiq.

Violeta për publikun e gjerë shqiptar u bë e njohur me prezantimet e saj në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqësoi për dy herë Kosovën në përzgjedhjen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.


Shtuar 16.04.2020 11:42