Gazetari: Karantinimi s’ka më kuptim, është kthyer në eksperiment social

Gazetari Mentor Kikia i konsideron masat e qeverisë një eksperiment social.

Në një reagim të tijin është ai është shprehur se karantina dhe çdo masë tjetër tashmë duhet shfuqizuar.

Reagimi i plotë

Nuk besoj(ende) se i gjithë ky makth që po heq njerëzimi është një plan shoqërishë sekrete për të ndryshuar botën. As plan i “Masonëve” për të rrëzuar Donlad Trumpin.

As plan i Bill Gates për të seleksionuar njerëzimin. As plan korruptiv i OBSH-se në bashkëpunim me Kinën. Por besoj se pas kësaj që ne bëjmë në fundjavë, është budallallëku më i madh të mbyllemi gjatë javës në shtëpi, apo të kofizojmë veprimet tona. Jo, karantinimi nuk ka më ansjë kuptim!

Nuk e di nëse ia vlejti shkencërisht për të luftuar virusin, por tani karantinimi ka rënë si masë. Në fundjavë të gjithë dynden rrugëve e shesheve. Nëse nuk del burri, del gruaja në turmë, dhe nëse infekltohet ajo, e “ha” edhe burri në shtëpi, dhe po kështu edhe e anasjellta.

Ata që kishin liridaljen, mbushën bulevardet plot, sheshet plot, lulishtet plot. Të tjerë, që i përkasin oligarkisë shoqërore, vërshuan në bregdet, meqë policia nuk i ndalon. Jo, as gjendja e emergjencës, as gjendja e jashtëzakonshme, as karantina e asgjë tjetër nuk kanë më asnjë vlerë “mjeksore”. Mbyllja e metejshme nuk është më një masë parandaluese, por një eksperiment social.


Shtuar 26.04.2020 19:44