Gazetari ia thotë në sy Berishës: Basha dhe Rama janë takuar në janar

“Mendoj se marrëveshja duhet të analizohet në këtë kontekst. Pas një vendimi ekstrem të opozitës shqiptare siç ishte djegia e mandateve, vendimi kushtetues, por vendim ekstrem i opozitës. Cilat ishin qëndrimet e pozitës për këtë vendim, qëndrimet e saj ishin një sensibilitet me i madh shqiptaro-ndërkombëtar për dramën e parlamentarizmit në Shqipëri.

Rrëzimi i Edi Ramës dhe realizimi i një qeverie që do çonte vendin në zgjedhje. Unë nuk them se opozita realizoi qëllimet e veta. Opozita realizoi damkosjen dhe ndjeshmërinë. Po të mos qe kjo, opozita futej në një… Po të mos qe kjo, opozita futej në një rreth të kuq e nuk dilte më kurrë”, tha Berisha sonte në Opinion.

Analisti Lorenc Vangjeli ka pyetur ish-kryeministrin Sali Berisha në një studio televizive nëse ka dijeni për një takim mes Ramës dhe Bashës në janar të këtij viti në një shtet mik të Shqipërisë.

Berisha pasi u step për disa sekonda, e mohoi këtë takim, duke shtuar me të qeshur se këto janë shpikje të Fugës.

Vangjeli: Keni dijeni se Basha dhe Rama janë takuar në janar të këtij viti në një shtet mik të Shqipërisë?

Berisha: Lorenc e di ku e kam fjalën…. te keqardhja ime që ti bie viktimë e Fugës. Ti mund ta mashtrosh Fugën, por jo ai ty!

Vangjeli: Po sikur nesër ta shikoni në foto z. Basha duke buzëqeshur pas Ramës?

Berisha: Nxirre foton! Më vjen keq që viktimizohesh nga Fuga, absolutisht nuk është e vëtretë!


Shtuar 23.01.2020 20:43