Gati për nisjen e protestës, qeveria zbret në shesh 1000 policë

Na ndajnë vetëm pak minuta nga tubimi i thirrur nga Aleanca për Teatrin, në sheshin para ministrisë së Brendshme.

Kjo protestë mbahet pas shembjes së Teatrit Kombëtar i cili u rrënua 3 ditë më parë në orën 4 të mëngjesit.

Mësohet se efektivët e angazhuar në mbarëvajtjen e protestës janë më të paktë në numër se ajo e kaluara dhe konkretisht bëhet fjalë për rreth 1000 efektivë.

Ata janë vendosur në sheshin pranë ministrisë së Brendshme por një numër i konsiderueshëm i tyre është vendosur pranë godinës së kryeministrisë.

Ndërkohë, përveç qytetarëve kryeqytatas, mësohet se edhe nga rrethet janë nisur një numër i konsiderueshëmqytetarësh, të cilët në disa raste edhe kanë denoncuar se janë penguar nga policia me juastifikimin e masave për pandeminë e koronavirusit.


Shtuar 20.05.2020 15:31