Gara për hetues, këtu mund të aplikoni për tu bërë pjesë e FBI-së shqiptare

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar linkun për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare.

Me anë të një njoftimi në Facebook, thuhet se ambasada e ShBA mbështet përpjekjen e Shqipërisë që të krijojë një sistem drejtèsie etik dhe transparent.

Në njoftim thuhet se hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe kenë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve.

Njoftimi i plotë:

Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë në krijimin e një sistemi drejtësie etik, transparent dhe profesional, siç e meritojnë shqiptarët. Je pjesë e elitës që do ndihmojë në krijimin e një Shqipërie më të mirë? Hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve. Apliko këtu: https://bit.ly/3bKUsUv


Shtuar 9.09.2020 16:43