Gabuan me testimet? 91 pacientë të shëruar rezultuan sërish me COVID-19

Shkencëtarët në Korenë e Jugut janë të shqetësuar pasi koronavirusi mund të rikthehet sërish.

Ky konstatim vjen pas analizimit të 91 pacientëve të shëruar me COVID-19, por që rezultuan pozitivë.

Zyrtarët shëndetësorë të Koresë së Jugut thanë se mbetet e paqartë se çfarë fshihet pas këtij trendi, me hetimet epidemiologjike ende në zhvillim e sipër.

Perspektiva që njerëzit të ri-infektohen nga virusi është shqetësim ndërkombëtar, pasi shumë vende shpresojnë se popullatat e infektuara do të krijojë imunitet të mjaftueshëm për të parandaluar ringjalljen e pandemisë.

Rezultatet e rreme të testit mund të jenë gjithashtu fajtorë, thanë ekspertë të tjerë, ose mbetjet e virusit mund të jenë ende në sistemet e pacientëve, por që nuk janë të rrezikshëm për tia ngjitur personave të tjerë.


Shtuar 10.04.2020 18:09