Furtuna në ambasadën shqiptare në Greqi, Balla i del në mbrojtje Cakajt

Taulant Balla e ka përshëndetur vendimin e djeshëm të ministrit në detyrë të jashtëm Gent Cakaj për shkrirjen e ambasadës në Athinë.

Ai tha se në vazhdën e këtij vendimi, duhet që nëse situata paraqitet e njëjta në ambasada apo konsullata të tjera të merret i njëjti vendim.

“Përshëndes vendimin e Cakaj, një vendim i fortë por i domosdoshëm për të rivendosur gjërat në rregull. Kjo qasje e tij të vijojë dhe në konsullata të tjera ku shërbimi nuk është ai që duhet”, tha ai.

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka shkarkuar dje të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë përfshi edhe ambasadoren.


Shtuar 9.07.2020 12:23