Fulham ka zgjedhur golin e sulmuesit shqiptar Pajtim Kasami si më të mirin e dekadës që lamë pas.
Kasami i cili aktualisht luan në Zvicër te skuadra e Sionit, në të kaluarën mbrojti ngjyrat e klubit anglez Fulham 2011–2014.
Gjatë këtyre viteve 27-vjeçari nga Struga nuk arriti të lë shumë gjumë duke zhvilluar vetëm 56 ndeshje dhe duke shënuar tre gola.
Megjithatë një supergol i tij ndaj Crystal Palace, ka arritur të lë gjurmë tek klubi anglez.
Fulham kishte përzgjedhur disa nga golat ndër vite për të gjetur më të mirin e dekadës dhe ishte goli i Kasamit, ai i cili fitoi votat.
Pas kësaj përzgjedhje ylli shqiptar dërgoi një video tek klubi anglez duke treguar se ndihet i lumtur që goli i tij u zgjodh më i miri i dekadës.
“Tung njerëz, jam Pajtim Kasami. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë votuar golin tim si ‘Goli më i bukur i dekadës’. Kjo do të thotë shumë për mua. I vlerësoj po ashtu shumë mesazhet e bukura që kam marrë”.
“Goli im erdhi në mënyrë instiktive, nuk e kam menduar shumë, kurse tani që kanë kaluar gati 5 vite, e kam kuptuar se me të vërtetë ishte një nga golat më të bukur që i kam shënuar”, ka thënë Kasami.