Fshesë në doganat shqiptare: Ikin nga puna 6 drejtorë

Lëvizje të mëdha kanë ndodhur në doganat e vendit për sa i përket drejtuesve të tyre.

Nuk ka informacione rreth arsyeve që kanë çuar në një vendimmarje të tillë, ndërsa mësohet se në doganën e Tiranës është shkarkuar drejtori Skerdi Rama dhe në vend të tij është emëruar, Julian Mehja.

Pikën Kufitare të Kapshticës do ta drejtojë, Rubin Shehu, ndërkohë ndryshime janë bërë edhe në Doganën e Kakavijës pasi është larguar nga detyra Julian Çollaku dhe në vendin e tij e ka zënë Rubin Shehu.

Në Doganën e Bllatës do të jetë drejtor Bardhyl Dervishi ndërsa në Shëngjin, Artan Sulejmani. Në Rinas nga sot postin e rëndësishëm nga e mban Artan Biçpremti.

Në total janë ndryshuar plot 6 drejtorë, dhe si me një të rënë të lapsit, pa asnjë komunikim zyrtar dhe njoftim për arsyet pse merret një vendim i tillë, llagaritur fakti mbi kriteret e zgjedhjes së drejtorëve të rinj, bëhet edhe kjo rokadë e heshtur në pozita mjaft të rëndësishme shtetërore.


Shtuar 27.08.2020 20:05