Frika ndaj koronavirusit, farmacitë në Shqipëri nuk kanë maska

Mungesa është konfirmuar nga vetë farmacistët, të cilët jashtë kamerave shprehen se vakumi është krijuar që prej kohës kur shqiptarët u dyndën drejt farmacive për të blerë maska dhe detergjent higjienizues.

Qytetarët në kryeqytet shprehen se kanë ruajtur ndonjë maskë që prej furnizimit të bërë para më shumë dy javëve, që nga dita kur në Itali u shfaq rasti i parë me koronavirus.

“Këtu nuk ka maska”

“Nuk e kam marrë sepse nuk ka”

Megjithatë ajo që të bën përshtypje është se edhe pse me raste të konfirmuara sërish ka qytetarë në vendin tonë që nuk përdorin maska.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë maskat duhet të përdoren nga persona që shfaqin shenja të ngjashme me koronavirusin, për të parandaluar edhe infektimin e personave të tjerë.


Shtuar 9.03.2020 19:11