Fotoja që po prek botën, pas 3 muajsh “lufte” rikthehen përqafimet në vatrën e COVID-19

Në ditët e sotme e gjithë bota po vuan nga koronavirusi, virus i cili lindi në Kinë dhe tashmë ka paralizuar plotësisht Italinë.

Në Wuhan, vendi ku “shpërtheu” për herë të parë koronavirusi, janë rikthyer përqafimet pas një lufte të ashpër prej 3 muajsh.

Një punonjës i shëndetësisë shihet që përshëndet një koleg të skuadrës mjekësore të Jiangsu, që po kthehej në shtëpi, pasi dha ndihmën e tij në qytetin simbol të epidemisë, për të kapërcyer emergjencën.

Fotografia është bërë virale në rrjetet sociale. /albeu.com/


Shtuar 19.03.2020 19:44