Ditën e sotme në Kuvend, Kryeministrin Rama e ka zëvëndesuar ministrja Elisa Spiropali.
Gjatë seancës Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u tërhoqi vëmendjen kolegëve deputetë e ministra në seancën plenare.
Teksa raportonte për gjendjen e shërbimit civil për 2019-ën, Spiropali ka tërhequr vëmendjen e koleges, Anila Denaj, ministre e Financave se diskutimet e saj me kolegun Ylli dëgjoheshin deri në foltore.
“Ju lutem zonja Denaj se dëgjoheni deri këtu bashkë me zoti Ylli”, iu drejtua Spiropali.
Zëvendësoi Ramën në interpelancë, Spiropali i tërheq vëmendjen koleges ministre: Të lutem se dëgjoheni deri këtu