Kryeministri Edi Rama ka përcjellë 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë për t’i ardhur në ndihmë shtetit italian të kthyer në epiqendrën e koronavirusit.
Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk e humbet kujtësën për atë çfarë vendi mik ka bërë për ne, ndërsa theksoi se kjo është një luftë që askush nuk mund ta fitojë i vetëm.
Rama kishte zgjedhur të mos merrte një përkthyese kështu përktheu vete fjalën e tij në italisht.
“Pavarësisht se nuk jemi të parët, neve nuk na ka lënë kujtesa akoma për ti thënë Italisë se në jemi të gatshëm të bëjmë aq sa mundemi për ti ardhur në ndihmë vendit mik.
Kjo është një luftë ku askush nuk fiton i vetëm dhe ju të dashur anëtarë të këtij misioni po niseni për një luftë që është edhe e jona.
Sot jemi të gjithë italianë dhe Italia duhet dhe do ta fitojë luftën edhe për ne edhe për gjithë Eurpopën e botën. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, tha ndër të tjera Rama. /albeu.com/