Pushtetarët në Shqipëri, shpesh i shohim në media duke i bërë elozhe arsimit në vend, sidomos arsimit publik.
Një ndër to, sigurisht që është edhe kryministri Edi Rama i cili merr pjesë me krenari pothuajse në cdo inagurim të insitucioneve arsimore publike në vend, duke deklaruar se përmirësimi është shumë i madh.
None found
Edhe ditën e sotme kryeministri Edi Rama bashkë me kryebashkiakun Veliaj morën pjesë në inagurimin e shkollën “Ymer Lala” në Surrel, fshat ku edhe banon kreu i qeverisë.
“E rëndësishme është që gjithçka është bërë me shumë përkushtim dhe cilësi, si kudo ku vë dorë Lali Eri, dhe përpiqet që jo vetëm për t’u krijojë kushte optimale atyre që vijnë në shkollë, por edhe për t’u dhënë shpresë dhe optimizëm atyre që presin që t’ju vijë radha, sepse gjërat bëhen me radhë dhe përpiqemi t’i shfrytëzojmë maksimalisht mundësitë”, tha Rama plot krenari sot.
Por ku po e arsimon kryeministri i Shqipërisë djalin e tij, Zahon?
Sigurisht që nuk është në asnjë nga shkollat e Tiranës të cilat ai po i inaguron krah Veliaj. Mësohet se Zaho, djali i vogël i Ramës, ndjek mësimet e ciklit parashkollor në një shkollë private në Tiranë./albeu.com/
Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon këtë të martë me dy ndeshje interesante, ku Ballkani pret Dritën në Suharekë, ndërsa…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar sulmet me dronë ndaj anijeve tregtare në brigjet bullgare të…
Përfaqësuesit studentor të UEJL-së dhe UNT-së kanë reaguar lidhur me mospërfilljen e kërkesave të tyre për dhënien e provimit të…
Një operacion i vështirë shpëtimi në Sardenjë të Italisë ka përfunduar me sukses, pasi një 31-vjeçar, i cili mbeti i…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë dy punonjës të Policisë së Shtetit, të dyshuar për korrupsion pasiv…
Alfa Romeo prezanton konceptin e ri Cuorerosso, një veturë që dëshmon se marka italiane mbetet një nga emrat më të…