Categories: Uncategorized

“Mos na shihni me shallvare, mos na provokoni”, Rama thumbon Veliajn në Surrel

Kryeministri Rama duket se ka gjetur që të vërë pikat mbi i gjatë inagurimit të shkollës së Surrelit ditën e sotme.

Rama ka qenë në prani të kryebashkiakut Veliaj dhe deputetit të zonës.

Të lidhura

None found

Fjalën e ka nisur me “ironi” në përgjigje të ftetës që i bëri kryebashkiaku Veliaj për t’u ngjitur në podiumin e improvizuar duke marrë parasysh se nga Surreli vjen vetë Rama dhe nuk është i ftuar por i shtëpisë.

“E para punës këtu, nuk na ftojnë këto ne, ne jemi këtu, le ca na ftoni ju ne, mirë se na erdhët ju ne ne katunin tonë, është e vërtetë që na lanë cik mbrapa se e fillun, kapën veshin mbrapsh andej nga Krraba, por unë e kuptova me vonesë si ndodhte kjo, se kur i shkonin këto tonët deputetin i thoshin, por mirë mos vlla, ca doni, të gjitha i doni? Ju keni kryeministrin! A thu se kto do hanin kryeministrin, këta kanë nevojë për të gjitha. Më vjen mirë që sot ka përfunduar ky projekt, te shkolla kemi ardhur disa herë se këtu kemi pasur edhe votimet e fitoreve të Surrelit e shkolla ka qenë në gjendje të keq.

Drejtori më thoshte që nuk është investuar që në vitin 69 kur unë isha sa Zaho, 5 vjec. Gjithçka është bërë me shumë cilësi, si kudo ku lali Eri vë dorë, e përpiqet që të jenë shembuj, jo vetëm për të krijuar kushte optimale, atyre që vijnë në shkollë, por edhe atyre që presin tu vijë radhë. Gjërat bëhen me radhë”- tha Rama.

Më pas, ka theksuar se Sureli pret ende shumë më tepër, pasi ka shumë nevoja ende që presin të zgjidhen.

Kujdes mos na nënvlerësoni, na merrni seriozisht, ne jemi në punën tonë, mos na shifni kshu që ne jemi me shallvare se gaboni shumë, se po të jetë për pantallona, kostum, kravate ju vemë përpara. E patë atë cunin atje, në kopsht ai asnjë deputet nuk vishet si ai po qe puna për kostum. Mos na shifni modestë, por mos na provokoni”- përfundoi Rama. /albeu.com/

të fundit

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

1 hour ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

1 hour ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

1 hour ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

1 hour ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

1 hour ago

Death of 20-year-old in Dubai after cocaine packet ruptured in his stomach: Mother and stepfather appear in court

Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…

1 hour ago