sport

Manchester City vjen në trojet shqiptare, konfirmon se do të hap shkollën e futbollit në Durrës

Manchester City dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë kanë njoftuar sot për nisjen e një shkolle futbolli të Manchester Cityt në qytetin e Durrësit, që pritet të hapet në vjeshtë të këtij viti.

Objekti i ri do të përdorë metodologjinë e stërvitjes së Manchester Cityt, për t’u ofruar lojtarëve të tyre edukim futbolli të klasit botëror.

Të lidhura

None found

“Me tetë shkolla futbolli të Manchester Cityt në nivel global, kjo do të jetë shkolla e fundit që do të hapet si pjesë e zgjerimit të vazhdueshëm të klubit dhe të programeve të tij bazë”, thuhej në njoftimin zyrtar të klubit anglez.

Përveç shkollës së futbollit, Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, po lanson gjithashtu një akademi elite në vjeshtën e këtij viti, për të ofruar një shteg për futbollistët vendas që aspirojnë të arrijnë në nivelin më të lartë të futbollit.

Kjo akademi pritet që të ndërtohet në bashkëpunim me City Football Group, organizata mëmë e Manchester Cityt.

Jorgina Busquets, Drejtore Menaxhuese e Edukimit të Futbollit, Rekreacionit dhe Klubeve Partnere në City Football Group, është shprehur mjaft e kënaqur për hapjen e kësaj shkolle.

“Ne jemi të kënaqur të hapim një shkollë të re të futbollit në Shqipëri sot. Është oferta më e fundit si pjesë e një zgjerimi të vazhdueshëm global të programimit arsimor të klubit pasi ne synojmë të ndajmë metodologjinë, njohuritë dhe përvojën tonë të stërvitjes për të zhvilluar të rinjtë në mbarë botën”, është shprehur Busquets.

Sa i përket kësaj marrëveshjeje është deklaruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm për sportistët shqiptar.

“Hapja e shkollës së futbollit të Manchester Cityt në Durrës është një zhvillim shumë i rëndësishëm për lëvizjen sportive shqiptare në rritje në fund të një viti emocionues, i cili e solli kombëtaren tonë të futbollit në krye të grupit kualifikues për Euro 2024”, ka thënë Rama. /Telegrafi/

të fundit

EMRI/ Dhunohet mjeku në Mirditë, dyshohet se u sulmua nga tre persona të maskuar me shkopa bejsbolli

Mjeku Martin Prenga, dyshohet se është dhunuar pak më parë në fshatin Konaj, në njësinë administrative Fan të Mirditës. Sipas…

2 minutes ago

The Lancet paralajmëron për rrezikun e zhdukjes së njerëzimit deri në vitin 2100 nga inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore

Njerëzimi mund të përballet me rrezikun e zhdukjes deri në fund të këtij shekulli, si pasojë e përdorimit keqdashës të…

11 minutes ago

Politico: Zelensky mes përballjes dhe tërheqjes ndaj Trump, çfarë rrezikon dhe çfarë fiton Ukraina

Në një muaj të tmerrshëm për ukrainasit, me dimrin e acartë që po afrohet me shpejtësi, [...]Read More...

12 minutes ago

Grubi’s house arrest ends tomorrow as he offers property to secure return of passport

Ish-zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubit, nesër i përfundon masa e arrestit shtëpiak, pas 60 ditësh nga dorëzimi i propozim-akuzës. Ndërkohë,…

13 minutes ago

Ademi: If the minister does not invite us, we will come ourselves

Përfaqësuesit studentor të UEJL-së dhe UNT-së kanë reaguar lidhur me mospërfilljen e kërkesave të tyre për dhënien e provimit të…

13 minutes ago

PLD: Iva Mihajlova case exposes the collapse of state institutions

Partia Liberal Demokratike (PLD) shpreh indinjatë të thellë për skandalet e përditshme që tronditin opinionin në vend, të cilat tregojnë…

14 minutes ago