Me prezantimin e konceptit të ri Cuorerosso, Alfa Romeo riafirmon vendin e saj mes markave më të rëndësishme të dizajnit automobilistik. Vetura e markës italiane bashkon elegancën e linjave me format sportive, ndërsa pamja e saj agresive ndërthur tipare superveturash me stilin klasik Gran Turismo.
None found
Siç ishte njoftuar më parë, Cuorerosso do të prezantohet nga prodhuesi italian në panairin e automobilave në Paris në vitin 2026. Koncepti ofron katër dyer dhe katër ulëse, ndërsa motorizimi, të paktën në variantin aktual, mbetet tradicional, me benzinë.
Në ballin e veturës spikatin grila tipike e Alfa Romeos dhe fenerët në trajtë pyke, të cilët përbëhen nga dhjetëra drita LED.
Profili anësor bie në sy për lakimet elegante të karrocerisë dhe xhamat e veçantë, të shoqëruar nga rrota të mëdha në ngjyrë ari.
Pamjen e pasme e plotësojnë dritat rrethore LED, ndërsa shkarkuesit janë pozicionuar në mes të parakolpit.
Liverpooli është mysafir i Fenerbahces, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve.Fatkeqësisht te gjiganti turk në stol…
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA sollën fitore të rëndësishme për demokratët dhe disa arritje historike, duke shënuar një refuzim të…
Portieri i Andorrës, Jesus Owono, ka folur publikisht për herë të parë pas vdekjes së sulmuesit të Tenerife, Jesus de…
Heidi Baci ka folur për marrëdhënien e saj me opinionistin e “Për’puthen”, Drini Zeqo, duke komentuar edhe thashethemet për një…
Kompania italiane e karrocerive Castagna Milano ka prezantuar një projekt të veçantë për transformimin e Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio në…
Fitimi operativ i prodhuesit gjerman të automjeteve BMW ka shënuar rënie me 35,2 për qind në baza vjetore, duke arritur…