Flet pacienti 42 vjeçar drejt shërimit nga koronavirusi: Më i lehtë se gripi!

Kontakti i parë i “pacientit zero” të identifikuar me koronavirus në Shqipëri, po shkon drejt shërimit.

Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se “rezulton negative kontakti i parë” i pacientit zero që u identifikua me koronavirus në Shqipëri.

Në një lidhje direkte me “Open”, pacienti 54 vjecar deklaroi se koronavirusi është më pak i mundueshëm se gripi.

Gjithashtu deklaroi se tani gjendja e tij shëndetësore tashmë është shumë e mirë.

“Jam infektuar nga miku im, ai që ne e njohim si pacienti 0. Bëra testin dhe rezultova pozitiv. Atëherë u vetëkarantinova në shtëpi. Jam 42 vjeç.

Kam kontaktuar me doktor Piperon që më tha të jem i qetë dhe do mund ta kaloj këtë situatë. Në 3-4 ditët e para kam pasur vetëm djersirtje.

Pastaj filloi temperatura. Kur kisha temperaturë merrja lëngje, paracetamol.

Tani kam vetëm një kollë të thatë, por që nuk është e bezdishme ashtu siç e përshkruajnë. Më ndihmoi familja shumë”- tha zotëria i infektuar.


Shtuar 17.03.2020 20:16