“Jam infektuar në javën e parë të qershorit bashkë me një pjesë të mirë të kolegëve në klinikën tonë të hematologjisë.
Ndër simptomat e para, një dhimbje e lehtë fyti, një lodhje prej disa ditësh pastaj me një koll të fortë…”
Doktoresha e QSUT, Alma Çili e cila vetëm disa ditë më parë ka fituar betejën me Covid-19, ka folur në një lidhje me skype, shkruan faxweb.
Çili ka treguar se si e ka kuptuar që është infektuar deri tek rëndimi i situatës, përdorimi i medikamenteve etj, duke shtuar se simptomat nuk janë gjithnjë ‘sipas protokollit’.
“Jam infektuar në javën e parë të qershorit bashkë me një pjesë të mirë të kolegëve në klinikën tonë të hematologjisë. Ndër simptomat e para, një dhimbje e lehtë fyti, një lodhje prej disa ditësh pastaj me një koll të fortë. Pas disa ditësh kur bërë testin më filloi temperatura.
Nuk ndodh gjithnjë kështu, pasi bashkëshorti e ka nisur me temperaturë, djali me një koll të thatë.
Një kolegia ime më telefonon dhe më thotë se kishte një djegie të veshit, dhe pas tamponimit rezultoi pozitiv. Asnjëherë nuk duhet të themi se gjithçka shkon sipas protokollit”.
Mjekja ka përmendur edhe medikamentet që ka përdorur gjatë trajtimit të saj, ajo vetë dhe familjarët e saj, nërsa e ka konsideruar infeksionin si jashtëzakonisht të rrezikshëm.
“Do kërkoja që çdo pacient që vëren simptoma të kontaktonte mjekët e familjes, nëse situata rëndohet duhet të telefonojnë 127 dhe mbase duhen hospit