Flakët përpijnë fasonerinë, nis evakuuimi i punonjësve

Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët në një punishte çantash në Gjirokastër.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë, lagjja “Zinxhira”, ku një makineri ka marrë flakë.

Punishtja e kartonëve ndodhet shumë afër një karburanti, në ish – fabrikën e miellit. Në vendngjarje forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë punëtorët janë evakuuar nga zjarrfikësit.


Shtuar 23.09.2020 06:46