Fitoi betejën me Covid-19, rikthehet sërish në “front” mjeku i njohur

Profesor Dhimitër Kraja ka marrë vendimin e madh për t’u rikthyer në spitalin Infektiv dhe për të luftuar betejën ndaj Covid-19.

Ai ka vetëm pak javë që është shëruar nga virusi. Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka ndarë një mesazh për mjekun i cili u rikthye “në frontin e luftës”.

“Rikthimi i Profesor Dhimiter Kraja, ishte gëzim dhe motiv per ne ! Një personalitet që populli duhet ti jetë shumë mirënjohës, dhe ne të nderuar që e kemi mes nesh ! Je personalitet”, shkruan Çomo.

Dhimitër Kraja, pranoi të kthehet në detyrë edhe pse kishte dalë në pension, pasi shpërtheu epidemia e koronavirusit në vend. Por, teksa shërbente në pavionin ku kaloi shumë vite të jetës së tij, Kraja u infektua me Covid-19. Fatmirësisht mjeku ia doli, ndërsa pasi u shërua u rikthye përsëri te Infektivi.


Shtuar 25.04.2020 08:04