Fierakët nuk binden! 11 të infektuar të rinj në plazhe e dasma

Covid-19 po përhapet në masë në qarkun e Fierit, ku së fundmi 11 persona janë infektuar në plazhe dhe dasma.

Edhe pse nuk lejohen, në shumë lokale organizohen ceremoni martesore me shumë njerëz.

Ndërkohë janë duke u gjurmuar të 11 rastet e reja në qarkun e Fierit.

Sakaq, në Patos është konfirmuar me koronavirus një futbollist i ekipit të Albpetrolit, rreth 30 vjeç.

Dy javë më parë mësohet se ai ka qenë duke dhënë provim në Tiranë.


Shtuar 11.08.2020 16:45