Fidanë me kanabis, arrestohet një person në Fier

Një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike është goditur nga policia në qytetin e Fierit dhe është vënë në pranga 1 shtetas si dhe procedohet penalisht kryeplaku i fshatit dhe inxhinieri i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Fier.

Në tokën në administrim të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Fier, u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa.

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit u godit një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht kryeplaku i fshatit dhe inxhinieri i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Fier.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me punonjësit e Stacionit të Policisë Kufitare Hoxharë, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur që në fshatin Grykë, të parandalojnë dhe të godasin një tentativë të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit, në tokën në administrim të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Fier, u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. G., 35 vjeç, banues në Dërmënas si autorë i dyshuar i mbjelljes së fidanëve.

Gjithashtu u procedua penalisht për moskallëzim krimi, kryeplaku i fshati Grykë, shtetasi T. Ç., 58 vjeç, si edhe u procedua për shpërdorim detyre inxhinieri i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Fier, shtetasi E. K., 37 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.


Shtuar 18.06.2020 12:02