Shqiptarët kanë një tipar special dhe ai është të ngrenë zërin edhe kur flasin.
Dashje, padashje, zëri i fortë dhe kumbues është një tipar sa interesant aq edhe i vështirë për t’u përdorur me kujdes.
Por në rrjet po qarkullon një video me përmbledhjet e disa prej këngëve që kanë shkuar në Eurovizion për të na përfaqësuar dhe ajo që vihet re është fakti se të gjitha kanë ulërima në to.
Ulërima të forta, të zgjatura dhe deri diku edhe të frikshme.
Mos ndoshta shqiptarët duhet të ndalin ulërimat, vajet dhe të bëhen më pak dramatikë?
Sigurisht që kjo ha debat dhe mbetet për tu diskutuar, ndërkohë mund të shijoni videon e cila është bërë në kuadër të humorit.
Kujtojmë se tashmë në rrjet kanë filluar të qarkullojnë datat për festivalin e ardhshëm të Eurovizionit. /albeu.com/