Edi Rama apo Fatos Nano?
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë “zgjedhjen e tij” mes Fatos Nanos dhe Edi Ramës.
Të lidhura
None found
Në emisionin Opinion, ai tha se “midis malinjitetit të Edi Ramës dhe moskokëçarjes së Fatos Nanos për këtë vend njëmijë herë më e dëmshme është keqësia, vesi, hajnia e Edi Ramës”.
Sipas tij nëse ka një gjë që duhet të kërkojë falje Fatos Nano, është për njeriun që la pas.
Sali Berisha: Të jesh i bindur ti që mes malinjitetit të Ramës dhe moskokëçarjes dhe mungesës së përgjegjësisë së Fatos Nanos, në këtë vend 1000 herë më e dëmshme është keqësia, vesi, hajnia dhe të gjithat e Edi Ramës se sa e Fatos Nanos.
Në një moshë 53 vjeç dha dorëheqjen nga partia dhe mori Edi Ramën dhe i bëri gjëmën vendit me të. Nëse ka një gjë që Nano gjithë jetën e tij duhet t’i kërkoj vendit të tij është që la mbrapa. /albeu.com/
