Categories: Uncategorized

Familja nga Maliqi në kushte të vështira, dy vajzat: Nuk e përballojmë dot jetën!

Gazetari i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, Ferit Lika udhëtoi së bashku me stafin e emisionit takuan mësuesen kujdestare të Sonilës, vajzës së familjes Bego.

Elvis Naci edhe pse personalisht nuk ishte prezent përmes Feritit i përcolli mësuese Lizës një mesazh “Elvisi duke ditur që ju keni një lidhje të vencantë me Sonilën, me vajzën e familjes donte që të jeni ju ajo që do t’i jepni lajmin familjes për dhurimin e shtëpisë së re”,- i tha gazetari Lika mësueses.

Të lidhura

None found

Por në shtëpinë e tyre të rrënuar ne morëm më shumë përjetime të trishta nga vajzat sidomos në këto ditë të vështira që po kalon gjithë vendi nga koronavirusi.

“Është si ëndërr e keqe, shtëpia është e ftohtë me lagështirë, na ka mërzitur shumë kjo shtëpi, kushtet ekonomike na i vështirësojnë jetesën.Është një jetë e keqe, plotë me telashe. Dua që familja ime të jetë e lumtur, jeta ime ka qenë e trishtuar, duam të kemi një shtëpi të mirë, shpresojmë. Më e vështirë ishte kur më vdiq gjyshi, vëllai i vogël dhe mami është keq.

Na u vështirësua jeta. Na ndihmonin njerëzit e afërm disi por jo më. Ëndrra ime është që mami të shërohet, babi të dëgjoi, të kemi një shtëpi, të jemi si gjithë të tjerët”,-shprehen fëmijët.

Mësuesja kujdestare e Lizës shprehet se “Sonila dhe Elsa janë këtu nxënëse tek shkolla jonë, i kam mbajtur pranë vajzat. Më kanë treguar për hallet e tyre në familje”.“Mësuesja ime është shumë e mirë, në cdo vështirësi më është gjendur pranë, më ka ndihmuar, kur më shajnë mësuesja më ka mbrojtur, kur nuk kam pasur besim në vete, më ka bërë të besoj” thotë Sonila për mësuesen.

“Kur dëgjuam për koronavirusit kemi pasur frikë, duam të mos sëmuremi, duam shëndet në familje, këtë kërkojmë. Për shkak të virusit kemi mbetur brenda, kemi frikë ne nuk dime cfarë t’i bejmë vetes, kemi frikë të dalim jashtë. I lutem Zotit të mbrojë Atdheun tim, familjen time, të na mbrojë nga cdo telash”,- thotë Sonila./BW

të fundit

BIRN: Korrupsioni dhe shtrenjtimi i jetesës nxisin protestat ndaj qeverisë shqiptare

Në rrugët e Tiranës, zemërimi ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama është shprehur prej muajsh përmes protestave, gjatë javëve fundit…

13 minutes ago

Tomë Gashi kërkon nisjen e procedurës për shkarkimin e prokurorit Blerim Igrishta

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se së bashku me klientin e tij, Hashim Miftari, do të dorëzojnë kërkesë në Këshillin…

18 minutes ago

Perisic hyn në historinë e Champions League me dy rekorde pas golit ndaj Real Madridit

Real Madrid dhe PSV Eindhoven luajtën mes vete në ndeshjen e raundit të pestë të Ligës së Kampionëve në stadiumin…

22 minutes ago

Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt shqyrton mospërputhjet në dëshmi dhe dyshimet për neglizhencë

Vrasja e Arlinda Zekajt, ka rikthyer në vëmendje përgjegjësinë e institucioneve për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe…

27 minutes ago

Besa Gaxherri: Political killings after the war were not motivated by wealth or business interests

Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka deklaruar se askush nuk mund t’ua mbyllë gojën atyre që kërkojnë zbardhjen e vrasjeve…

32 minutes ago

Works to restore block B1 at KEK continue late into the night

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë mobilizuar për rikthimin në operim të bllokut B1 të Termocentralit Kosova B.…

33 minutes ago