Categories: Uncategorized

Akil Pano vihet në vështirësi live në studio, emri i tij del në shënimet e vajzave Josifi

Disa shkresa e ditare u gjetën në shtëpinë e familjes Josifi, ku nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa vendosën të vetëflíjoheshin me mosushqyerje, duke shpresuar te ríngjallja.

Citime të Dhjatës së Vjetër dhe pasazhe të tjera u gjetën të ilustruara në to. Ndër të cilat, një shkresë i atribuohej pastorit Akil Pano dhe mbante të shënuar 20 gushtin e vitit 2006. Këto detaje u zbuluan nga gazetari Andi Bora, i cili i bëri publike në studion e emisionit “Open”.

Të lidhura

None found

I ftuar ishte gjithashtu edhe pastori Pano, që mbeti i surprizuar nga këto të dhëna. Ai u shpreh se që nga viti 2004, çdo ditë është në radio. Duke shtuar se po përjetonte emocione të përziera, trishtimi dhe krenarie.

Andi Bora: Këtu shkruhet predikimi pastor Akili 20 gusht 2006. Nuk e di si mund të të kenë ndjekur këto vajza. Këto janë të dhëna që i kam gjetur brenda shtëpisë së tyre.

Akil Pano: Unë jam që nga viti 2004 në radio, çdo ditë. Gazetari: Tema është perëndia nuk ndryshon. Gazetari: Më mahnit fakti që del emri im aty në 2006-ën.

Gazetari: Këto janë shënimet e vajzave që kam gjetur brenda shtëpisë. Shkrimi është i vështirë.

“Unë jam Zoti nuk ndryshoj, dashuri e drejtë, s’është ndryshe, ai s’pendohet si ne. Pushtetet ngrihen e ngrihen, perandori i aftë apo jo.”

Akil Pano: Unë jam një person publik, unë personalisht dhe nga udhëheqësit e kishës tonë nuk i njohin vajzat. S’e përjashtoj veten dhe të them që vajzat nuk janë pjesë të miat, sikur i krishteri është i afërmi im, e myslimani i afërmi im.

Shiko sipas dëshmive, në fakt ato kanë qenë pjesëtare e një kishe për tre vite me radhë, në fund të këtij trevjeçari ato u larguan. Unë mora kontakt me pastorin dhe nuk kam dëgjuar shumë informacione.

Njerëzit atashohen në kishë, kisha nuk është një institucion i centralizuar kontrolli. Jam pa fjalë, jam i prekur, i tríshtuar në shpirtin tim.

të fundit

Vergori dhe Blaj diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe riorganizimin e KFOR-it

Gjendja aktuale e sigurisë në Kosovë dhe procesi i optimizimit të KFOR-it ishin në fokus të takimit ndërmjet komandantit të…

3 minutes ago

KFOR-i solidarizohet me Turqinë pas aksidentit ku humbën jetën 5 ushtarakë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik të një helikopteri ushtarak në Eskişehir të Turqisë,…

3 minutes ago

Teknologjia e vijës së portës gaboi, VAR-i anuloi golin e paqenë në Feyenoord-Porto

Gjyqtari i Bosnjës dhe Hercegovinës, Irfan Peljto, përjetoi një situatë të pazakontë mbrëmë (e martë) në ndeshjen e Ligës së…

4 minutes ago

Guardiola i del në mbrojtje Ronaldos dhe kërkon një lamtumirë dinjitoze nga Portugalia

Pep Guardiola ka dalë në mbrojtje të Cristiano Ronaldos, duke kërkuar që Federata Portugeze e Futbollit t'i garantojë yllit të…

4 minutes ago

Tragjedi ajrore në brigjet e Misisipit, vdesin 6 persona, mes tyre dy fëmijë

Një aksident tragjik ajror është regjistruar në brigjet e shtetit të Misisipit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një…

5 minutes ago

Sulmet me dronë ukrainas nxjerrin jashtë funksionit dy rafineri të Rosneft në Rusi

Dy rafineri nafte në pronësi të kompanisë shtetërore ruse Rosneft kanë ndërprerë përpunimin e naftës bruto pas sulmeve me dronë…

6 minutes ago