Categories: showbiz

Saimiri bëhet pishman: Disa vajza nuk duhet t’i kisha puthur në “Love Story”

Princi modern” i “Love Story”, Saimiri, u bë kryefjala e mediave gjatë javëve të transmetimit të emisionit për shkak të afrimitetit të madh që ai shfaqi me shumë prej vajzave.

Ai puthi në buzë një pjesë të mirë të tyren, ndërsa pat edhe nga ato vajza që vendosën të ndërpresin garën në mes, pasi nuk i përballonin këto skena.

Të lidhura

None found

Tashmë që “Love Story” përfundoi, Saimiri është rrëfyer në një intervistë për “Bordo.al” lidhur me eksperiencën e tij, teksa tregoi se është penduar që ka puthur disa prej vajzave. Në fakt, kjo jo për arsyet që po mendoni ju, por thjesht sepse disa prek tyre nuk e kanë merituar, siç thotë Saimiri.

Gjithaashtu, “princi modern” ka rrëfyer se pas emisionit, ka zbuluar anën nevrike të Merit, që e bën të qeshë pasi mendon se asaj nuk i shkon aspak.

Po me Genardën a takohet në Gjermani? Sairmi thotë që nuk sheh asnjë arsye për ta takuar.

Intervista e plotë:

Na thuaj pak si është një ditë e jotja tani pas përfundimit të Love Story?

Jam kthyer në Gjermani në rutinën time por me thënë të drejtën më mungon Love Story.

Si kanë qenë reagimet e familjes në lidhje me pjesëmarrjen në LS?

Edhe pse familja më mbështeti në rrugëtimin që mora përsipër janë shumë të lumtur që u ktheva sepse kisha lënë një boshllëk të madh.

Të kanë kritikuar? Nëse po cili prej tyre dhe për çfarë?

Kritikuesja më e madhe është motra ime sepse unë jam heroi i saj dhe ajo do qe të dalë gjithmonë perfekt dhe sa më mirë.

Nëse do kthehej koha pas cilat janë veprimet që nuk do të bëje në spektakël?

Nuk pendohem për asgjë që kam bërë dhe as një vendim që kam marrë, por ndoshta nuk do kisha puthur disa vajza që kur e mendoj mbrapa s’e kanë merituar.

Me cilat nga vajzat e kastit mban miqësi?

Nuk është se kemi shumë komunikim por me Xhesin dhe Redonën komunikojmë ndonjëherë në instagram.

Qëndrimi prej më shumë se 4 muajsh në Shqipëri bëri që të njohësh më shumë vajzat shqiptare. Më thuaj disa cilësi të vajzave shqiptare që nuk i ke parë tek ato të huajat?

Vajzat shqiptare janë familjare, të sinqerta, të dashura; por nga ana tjetër janë edhe shumë impulsive.

Si vazhdon marrëdhënia me Merin? Sa herë në ditë komunikoni?

Edhe pse nuk jemi afër, sepse mua mu desh të largohesha patjetër për në Gjermani, ne sigurisht që komunikojmë çdo ditë, disa herë në ditë. Edhe do përpiqem që të shihemi sa më shpejt.

A është Meri jashtë spektaklit e njëjta me atë që njohe në muajt e Love Story?

Meri është një vajzë e mrekullushme dhe e njëjta si e njoha në Love Story, por kam zbuluar edhe një anë nevrike të sajën që mua më bën të qesh sepse nuk i shkon. (Qesh)

Edhe sa mendoni ta mbani lidhjen në distance?

Lidhjet në distancë janë të vështira dhe tani do të duket sa e fortë është dashuria.

Kur do të jetë udhëtimi tjetër i joti për në Shqipëri?

Për momentin jam i zënë shumë me punë sepse kam munguar 4 muaj por do përpiqem së më shpejt.

Duke qenë se jetoni në të njëjtin qytet me Generdën jeni takuar ndonjëherë?

Nuk jetoj në të njëjtin qytet; unë jetoj në Mannheim ndërsa Generda në Stuttgart, kam shumë respekt për të por nuk shoh arsye për t’u takuar.

A je mendjemadh se kështu dukesh?

(Qesh) nuk di të them pse është krijuar kjo përshtypje por une jam tip shum i thjeshtë. Por ndoshta për njerëzit që nuk me njohin personalisht dhe vetëm nga fotot ju krijohet kjo përshtypje.

të fundit

Alarmi për bombë në qendrën tregtare “Toptani”, reagon policia

Pas alarmit se në qendrën tregtare “Toptani” në kryeqytet për bombë, ka reaguar policia e Tiranës. “Rreth orës 20:10, shtetasi…

42 seconds ago

Lala tregon mekanizmin e ish-drejtoreshës së AKSHI-t për të fshehur pasurinë: Nga kutitë e verës me para, te “tradhtia” e shoferit! Karçanaj jetoi deri në gusht të 2025 te Dublexi në Qerret

Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë për Kjo Javë në News24, tregoi detaje nga dosja e AKSHI-t dhe përfshirja e…

25 minutes ago

“Provuam për vite me radhë të kishim fëmijë”, Edisa përlotet: Kjo solli ndarjen, ndiheshim fajtorë

E ftuar në nje emision televiziv ka qenë ish-banorja e këtij edicioni të Big Brother VIP, Edisa Demollari. Ajo ka…

38 minutes ago

Trump nuk dërgoi Witkoff dhe Kushner në Pakistan/ Ministri i jashtëm iranian i lumtur: Ishte vizitë e frytshme me përpjekje vëllazërore për të rikthyer paqen

Pasi Trump, anuloi udhëtimin e të dërguarve të tij në Islamabad të Pakistanit, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi, thotë…

1 hour ago

Berisha: Edi Rama bllokoi drejtësinë me akt antikushtetues për të shpëtuar veten

Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Rama bllokoi drejtësinë me akt antikushtetues për të shpëtuar veten. Gjatë…

1 hour ago

Humbi zgjedhjet në Hungari, kryeministri Orban njofton dorëzimin e mandatit të deputetit në parlament: S’më takon mua, por partisë!

Pas 16 vitesh në pushtet dhe humbjes shkatërruese zgjedhore të koalicionit të tij dy javë më parë, kryeministri hungarez në…

2 hours ago