Real Madridi triumfoi 5-1 ndaj PSV Eindhoven në ndeshjen e raundit të pestë të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar në stadiumin Santiago Bernabeu. Golin e vetëm për skuadrën mysafire e realizoi Ivan Perisic në minutën e 32-të, duke shënuar nga pika e bardhë dhe duke vendosur dy rekorde në elitën e futbollit evropian.
Në moshën 37 vjeç e 295 ditë, futbollisti kroat u bë lojtari më i vjetër që ka ekzekutuar me sukses një penallti në historinë e Ligës së Kampionëve. Po në këtë moshë, ai u regjistrua edhe si golashënuesi më i vjetër kundër Real Madridit në këtë kompeticion.
None found
Pavarësisht epërsisë së përkohshme të PSV-së, Reali reagoi fuqishëm pas pushimit dhe shënoi pesë herë, duke përmbysur rezultatin dhe duke shmangur një humbje të turpshme.
Goli ndaj madrilenëve e ngjiti Perisic në vendin e katërt të renditjes së golashënuesve më të vjetër në historinë e Ligës së Kampionëve. Ai kaloi kështu Ryan Giggs, i cili shënoi për herë të fundit në këtë turne në moshën 37 vjeç e 289 ditë.
Përpara kroatit në këtë listë qëndrojnë vetëm Pepe i Portugalisë, David Luiz i Brazilit dhe Francesco Totti i Italisë. Rekordin e mban Pepe, i cili shënoi për Porton në dhjetor 2023, kur ishte 40 vjeç e 290 ditë.
David Luiz renditet i dyti, pas golit që shënoi për Pafos të Qipros kundër Monacos në nëntor të vitit të kaluar. Ai realizoi pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Mislav Orsic. Në vendin e tretë është Francesco Totti, autor i një goli për Romën në nëntor të vitit 2014, në moshën 38 vjeç e 59 ditë.
Perisic tejkaloi gjithashtu rekordin e Sergio Ramos, i cili kishte shënuar nga penalltia kundër Sevillas në dhjetor 2023, në moshën 37 vjeç e 257 ditë. Vitin e kaluar, kroati ishte bërë golashënuesi i tretë më i vjetër nga pika e bardhë në historinë e Ligës së Kampionëve, pas Ramos dhe Luka Modric, ndërsa tashmë ka kaluar të dy.
Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se së bashku me klientin e tij, Hashim Miftari, do të dorëzojnë kërkesë në Këshillin…
Vrasja e Arlinda Zekajt, ka rikthyer në vëmendje përgjegjësinë e institucioneve për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe…
Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka deklaruar se askush nuk mund t’ua mbyllë gojën atyre që kërkojnë zbardhjen e vrasjeve…
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë mobilizuar për rikthimin në operim të bllokut B1 të Termocentralit Kosova B.…
Liga e Kampionëve vazhdon këtë të mërkurë me nëntë ndeshje interesante në kuadër të fazës së ligës, ku në program…
Kartoni i kuq i Leny Yoros ndaj Liverpoolit është anuluar pas ankesës së suksesshme të Manchester Unitedit.Mbrojtësi francez ishte përjashtuar…