“Erdhi Erdeti na vrau”, nëna tregon tmerrin që pa brenda dhomës së krimit

Nëna e Enkeleda Çapokut e cila ka qenë e pranishme në momentet e krimit të rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ka rrëfyer momentet e vrasjes së vajzës së saj, nga kunati Erdet Çapoku.

Ajo ka treguar se raportet jo të mira që kishte Enkeleda me kunatin i dinte edhe burri i saj, vëllai i autori, i cili tani ndodhet në burg.

Mesohet se autori kishte kohe qe e perndiqte te rene dhe e filmonte ne rruge, pamje te cilat me pas ia conte edhe te vellait ne burg, sipas nenes se Enkeledes.

Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme teksa nena me vajzen e mbesen ishin duke fjetur.

“Erdhi shqeu deren, Enkeleda bertita, erdhi Erdeti na vrau. Burrin e kishte në burg. Unë flija këtu të goca, se shtëpinë time e kam në kat të parë dhe flija këtu me gocat, se ajo e kishte vajzën 18 vjeçe e nuk e lija vetëm. Ky maskarai herë pas herë dilte i bënte presion. Se pati ndejt një kohë këtu te ne, pastaj goca e nxori me qera ke një shoqja vet. Ajo e mbajti një vit pastaj e nxori se nuk paguante qeranë. U mor me drogë me pisllëqe, punë e tij, ka treguar nëna për News 24.

Pastaj filloi t’i dalë gocës përpara në rrugë, dilte filmonte kudo ku shkonte goca në kafe me shoqet. Mbrëmë ka qenë duke pirë nëpër lokalet e Paskuqanit, a drogë ka pirë, ku di unë, vetëm kur erdhi, ka shqyer derën, ma futi mua në levë dhe rashë pa ndjenja, pastaj i ra me levë edhe gocës dhe më pas i preu gocës damarët, e preu me thikë te hunda deri te faqja”.

Mësohet se deri dy vite më parë viktima dhe autori i krimit jetonin në një shtëpi. Por pas konflikteve, ai ishte larguar për të jetuar me qira, pranë banesës së Enkeledës.

Për shkak të frikës, e reja kishte marrë edhe nënën të jetonte me të dhe vajzën.

Bashkëshorti i saj ndodhet në burg, i dënuar me 10 vite për drogë.


Shtuar 10.01.2020 08:09