Eni Çobani “thyen rregullat”, prezanton publikisht bashkëshortin me rastin e veçantë (FOTO LAJM)

Ditën e sotme, bashkëshorti i jursites së njohur shqiptare, Eni Çobanit, feston ditëlindjen e tij.

Juristja nuk ka harruar t’ia urojë publikisht ditëlindjen partnerit, duke zgjedhur fjalët më romantike që me siguri e kanë emocionuar bashkëshortin e saj.

Ajo ndau në llogarinë e saj në Instagram një foto me bashkëshortin, Ave, ndërsa krahas saj shkruan:

“Të dua, jo për atë që je, por për atë që jam unë kur jam me ty.Edhe 💯💫 me gjithe te mirat e kesaj bote Ave.Per mua je jo vetem bashkeshort por mbi te gjitha shoku i jetes dhe babai i perkryer i Aldit tone.”

Ky është ndër të pakëtat raste që Eni Çobani ndan në rrjete sociale foto me familjarët e saj, pasi shumica e posteve në llogarinë e saj lidhen me seancat e gjyqit, apo tek tuk ndonjë pozë e juristes në përditshmërinë e saj.


Shtuar 20.01.2020 11:33