EMRI/ Rama zëvëndëson Dakon, kush do e drejtojë Durrësin për fitoren e PS

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me drejtuesit e qarqeve në lidhje me fushatën e re zgjedhore.

Për herë të parë ka munguar në këtë mbledhje Vangjush Dako i cili është zëvëndësuar nga Adrian Çela, koordinator për qarkun Durrës.

Çela zëvendëson ish-kryebashkiakun e Durrësi, Vangjush Dakon në këtë post.

Mësohet se Adrian Çela, drejtor i OSSHE-së, ka marrë rolin e koordinatorit politik të PS-së në qarkun e Durrësit dhe i ka paraqitur kryeministrit dosjen me problematika të qytetit bregdetar. /albeu.com/


Shtuar 21.09.2020 16:29