EMRI/ Infermierja shqiptare kapet me letra false në Britani, dënohet me 13 muaj burg!

Një e re shqiptare që po udhëtonte me makinë është kapur nga policia britanike dhe është dënuar me 13 muaj e gjysmë burg për dokumente të falksifikuar.

Ajo është identifikuar si Ina Bufi, 22 vjeçe dhe u ndalua nga policët e kufirit në portin Holyhead në korrik të vitit 2019.

Kur i kërkuan dokumentet, ajo dorëzoi një kartë identiteti dhe patentë greke.

Edhe pse policët e kuptuan që ishin false, Ina i sfidoi duke insistuar se janë origjinale. Kur u detyrua që të thoshte të vërtetën, Bufi pranoi se ishte shtetase shqiptare dhe nuk kishte të drejtë për të hyrë në Britani.

22-vjeçarja ishte në makinën që drejtohej nga irlandezi Robert Marsland, brenda së cilës ishin 4 shqiptarë të tjerë. Kur u paraqit para jurisë në shtator, Bufi tha se ishte viktimë e skllavërisë moderne dhe po trafikohej në Britani.

Hetimet kanë vërtetuar se nuk është e vërtetë dhe Bufi ka pranuar akuzat në ditën e gjykimit të muajit të kaluar.

Avokati i saj tha se ajo është infermiere e diplomuar në Shqipëri dhe kishte planifikuar të kryente studimet “Master”.

Avokati bëri gjithashtu me dije se Ina ka bërë kërkesë për azil në Britani të Madhe.


Shtuar 12.02.2020 18:49