Kishte ditë që kishte ndërruar jetë, momenti kur e moshuara gjendet brenda shtëpisë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mamurras të Kurbinit, ku dyshohet se një e moshuar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e si pasojë ka humbur jetën.

70 vjeçarja është identifikuar si Gjelina Hoti, dhe jetonte e vetme. Ajo nuk i është përgjigjur në telefon fqinjëve, të cilët në këto kushte, kanë njoftuar policinë.

Policia dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë, duke hapur derën e banesës dhe e kane gjetur të vdekur të moshuarën. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.


Shtuar 27.05.2020 09:23