Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një shqiptar, 29 vjeç ka humbur jetën në një aksident në vendin e punës në Livorno.
Mediat italiane shkruajnë se i riu Romario Spaneshi, vdiq pasi i shtyp nga vinçi i kompanisë në të cilën punonte.
Tragjedia ndodhi rreth orës 8:30 të mëngjesit. Nga rindërtimi paraptak i ngjarjes, duket se drejtuesi i mjetit të tonazhdit të rëndë i futi marshin e kundër, kur goditi të riun shqiptare, për të cilit fatkeqësisht nuk kishte asgjë për të bërë.
Urgjenca mbërriti menjëherë në vendngjarje, por vetëm sa konfirmuan vdekjen e 29 vjeçarit. Policia shkoi në vendin e aksidentit për të sqaruar rrethanat.