Categories: Uncategorized

Emocionuese, momenti kur Sabri Fejzullahu merr pasaportën shqiptare (VIDEO)

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka marrë sot nënshtetësinë shqiptare me dekret të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në orët e pasdites së ditës së sotme, Sabri Fejzullahu së bashku me bashkëshorten, është parë nën shoqërinë e mikut të tij Luan Rama, ish-ministër i brendshëm e sot zëvendëskryetar i LSI-së që të shkojë në mjediset e drejtorisë së policisë së Tiranës, në sektorin ku dorëzohen pasaportat.

Të lidhura

None found

Një procedurë që ka zgjatur fare pak minuta, ndërkohë që pasi ka marrë në dorë pasaportën, ka dalë që andej si shtetas i Republikës së Shqipërisë duke e puthur dhe shtrenguar fort në gjoks atë, që ai e quajti dokument të shenjtë.

Tejet i emocionuar dhe i pushtuar nga lotët, ai pasi ka falenderuar punonjësit e policisë që e kanë shoqëruar në dalje prej drejtorisë së policisë së Tiranës, është dëgjuar të thotë:

“E falenderoj me shpirt Presidentin e Republikës së Shqipërisë zotin Ilir Meta, që më nderoi e më bëri të jetoj ditën më e lumtur të jetës time!”

Postimi i Sabri Fejzullahut
I dashur President Meta , Jam i nderuar me dékretin tuaj per shtetesine Shqiptare . Me keni bere krenar me kete, keni nderuar punen dhe angazhimin tim nji jete te tere ne rriten dhe lartesimin e zerim dhe kultures Shqiptare kudo neper bote . I dashur President , une sot me pasaporten Shqiptare nuk Jam me shume shqiptar se qe isha qe nga dita kur linda .Nje jete te tere vogelsia ime ishte ne sherbim te Shqiperise , Kosoves, asaj Shqiperise gjeografike te ciles ju i sherbyet me guxim dhe ndere i dashur President . Te faleminderit shume! Ndjehem i vleresuar dhe respektuar e kjo per mua do te thote shume.

të fundit

Sofja hedh poshtë publikimin e notës diplomatike, Shkupi kërkon shpjegime dhe përgjegjësi

Sofja zyrtare ka reaguar pas kërkesës së Shkupit që autoritetet bullgare të kërkojnë falje për publikimin e të dhënave që…

2 minutes ago

Gërvalla: Drejtësia për të mbijetuarit e dhunës mbetet një detyrim njerëzor

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka pritur Dr. Monika Hauser, themeluese dhe kryetare e organizatës Medica Mondiale. Gërvalla…

2 minutes ago

Atletico Madridi pret që Alvarez të kërkojë ndjesë pas komenteve për një kalim të mundshëm te Barcelona

Sipas raportimeve të “El Chiringuito TV”, drejtuesit e Atletico Madridit presin një kërkim-falje nga Julian Alvarez pas deklaratës së tij…

6 minutes ago

Malisheva zyrtarizon afrimin e Kreshnik Ukës

Malisheva ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Kreshnik Uka, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri.Uka…

6 minutes ago

Fire in cattle feed stacks, a home also at risk

Një zjarr i rënë mesditën e sotme ka rrezikuar djegien e një banesë në fshatin Gjatë, njësia administrative Krutje, Bashkia…

11 minutes ago

Suspected Economic Aid Scheme, Security Measures for 6 Public Officials

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në…

11 minutes ago