Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ditën e parë të këtij muaji, ku Lulzim Cuku e vrau me thikë bashkëshorten e tij, Manjolën në sy të fëmijëve.
Manjola la pas tre fëmijë të vegjël jetimë, një vajzë 10 vjeçe, një tjetër 7 vjeçe dhe djalin vetëm 2 vjeç.
Deri më tani, raportohet se gjithë skema nisi për shkak të xhelozisë. Lulëzimi punonte në Greqi dhe kishte nisur të dyshonte për nderin e bashkëshortes së tij.
Mësohet se gjatë muajve të fundit, Lulëzimi ishte bërë shumë agresiv ndaj së shoqes, këtë e konfirmojnë edhe fëmijët e çiftit, kryesisht vajza e madhe 10-vjeçare.
Ajo ka thënë se prindërit e saj debatonin shpesh dhe shumë ashpër me njëri-tjetrin.
Sipas policisë, Manjola dyshohet se i ka kthyer fjalën burrit dhe kjo ka shkaktuar përshkallëzimin e sherrit, që u mbyll me një të vdekur.
Të afërmit e çiftit kanë marrë fëmijët dhe trupin e Manjola Cukut dhe kanë mbyllur shtëpinë. Ceremonia mortore e 33-vjeçares që mbeti e vrarë do të zhvillohet në vendlindje, në Peshkopi.