RENEA dhe FNSH aksion gjatë natës në zonën e Lezhës, kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në lidhje me pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës.
Nuk dihet ende nëse ka persona të shoqëruar, ndërkohë që në pranga për këtë rast derimë tani janë vënë 6 persona, duke përfshirë dhe një anëtar të familjes Doci në Shkodër, i cili u vetëdorëzua gjatë ditës së djeshme.
Kujtojmë se Jan Prenga u rrëmbye në datën 17 janar, ku më pas policia konfirmoi se kishte vdekur. Ndërkohë, ende nuk dihet se ku ka përfunduar trupi i viktimës.