U eliminua me tek plumb në zemër, si u vra Kastriot Reçi në mes të qytetit

Kastriot Reçi u ekzekutua ditën e sotme në qendër të Rreshënit.

Pas kontrolleve policia gjeti një snajper në një banesë pranë vendit të ngjarjes, por nuk është ende e konfirmuar nëse arma u përdor apo jo për eliminimin e Reçit.

Policia dyshon se ai u eliminua nga profesionistë dhe kjo pistë forcohet edhe më tej nisur nga fakti se si vdiq 47 vjeçari.

Burime nga spitali i Rrëshenit bëjnë me dije për abcneës.al se Reçi vdiq nga një plumb i vetëm, të cilin e ka marrë në zemër.

Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Rrëshenit duke mos mundur t’i shpëtojë plagës së marrë.


Shtuar 7.01.2020 14:44