Ekzekutuan biznesmenët në hotel, zbardhen emrat e 3 bashkëpunëtorëve të Lamajt

Janë zbuluar emrat e 3 bashkëpunëtorëve të dyshuar të autorit Eduart Lamaj i cili akuzohet për vrasjen e dy biznesmenëve në Laci.

Pas arrestimit të Lamajt teksa po kurohej në një spital privat në periferi të Tiranës, është zbardhur ngjarja dhe policia është në kërkim të bashkëpunëtorëve.

Si bashkëpunëtorë të Lamaj janë shpallur në kërkim 33- vjeçari Ilir Xhepaj (Likaj), 31- vjeçari Elson Alija, i njohur ndryshe si Oltion Vlashi dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola.

Katër të rinjtë akuzohen se në bashkëpunim me njeri tjetrin, mbrëmjen e 30 majit kanë vrarë dy biznesmenët Bujar Lika (Hasani) si dhe Paulin Gjergjin./albeu.com/


Shtuar 24.06.2020 07:57