Policia kufitare në Hanin e Hotit Shkodër, ka arrestuar një 38 vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje.
Më datë 17.02.2020, shtetasi M. Sh., ka marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e kryer në bashkëpunim”, pasi në përfundim të hetimeve të bëra dhe në bazë të provave ligjore të siguruara, dyshohet se më datë 23.04.2014 ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin K. Sh., i cili në momentet e para është deklaruar nga familjarët si i vetëvarur.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.