Pasi ekzekutoi me breshëri plumbash ish-bashkëshorten dhe kunatin para tre ditësh, mbrëmjen e djeshme Fatmir Kolecaj pas një përplasje me armë me policinë dhe ka vrarë veten.
Pas 45 orë kërkimesh policia arriti të lokalizonte Kolecajn i cili në orët e mbasdites është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.
Forcat e FNSH-së i kanë bërë thirrje që të dorëzohej por ai ka hapur zjarr në mënyrë të befasishme mbi forcat e Policisë dhe për pasojë nga të shtënat është plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën një punonjës i FNSH-së, Shkodër.
Në ndihmë të FNSH-së dhe Policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale Renea ku kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte armën dhe ti dorëzohej Policisë.
Autori Fatmir Kolecaj kur ka parë se s’kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka varë veten me armë zjarri.