Ekzekutohet me armë zjarri tifozi i klubit shqiptar, “Plisat” shprehin ngushëllimet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën. Pas një atentati me armë zjarri në lagjen “Arbëria” ka ndërruar jetë tifozi i “Plisave” Lekë Bulliqi, i cili nuk arriti t’i përballonte dot plagët e marra. Lajmi është bërë publik nga tifogrupi “Plisat” nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Postimi i Plisave:

Të lidhura

None found

Pas një atentati me armë të ndodhur dje në lagjen “Arbëria”, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot(13.03.2020) shoku jonë Lekë Bulliqi nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe ndërroi jetë. Leka, hiç më pak se para 5 ditëve ishte me ne në Gjilan në përkrahje të klubit të zemrës.

Bëjmë thirrje në organet kompetente që të zbardhet rasti, dhe akterët e rastit ta marrin dënimin e merituar. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e tij, shokët dhe gjithë Plisat. Për kohën e varrimit ju lajmërojmë më vonë. Pusho i qetë Lekë!


Shtuar 13.03.2020 13:15