Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën. Pas një atentati me armë zjarri në lagjen “Arbëria” ka ndërruar jetë tifozi i “Plisave” Lekë Bulliqi, i cili nuk arriti t’i përballonte dot plagët e marra. Lajmi është bërë publik nga tifogrupi “Plisat” nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.
Postimi i Plisave:
Pas një atentati me armë të ndodhur dje në lagjen “Arbëria”, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot(13.03.2020) shoku jonë Lekë Bulliqi nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe ndërroi jetë. Leka, hiç më pak se para 5 ditëve ishte me ne në Gjilan në përkrahje të klubit të zemrës.
Bëjmë thirrje në organet kompetente që të zbardhet rasti, dhe akterët e rastit ta marrin dënimin e merituar. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e tij, shokët dhe gjithë Plisat. Për kohën e varrimit ju lajmërojmë më vonë. Pusho i qetë Lekë!