Ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni shqiptar në Serbi (VIDEO)

Një biznesmen nga Kosova është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në
Novi Pazar të Serbisë.

Viktima është identifikuar si Selajdin Janjeva, pronari i agjencisë turistike “Selo Tours” nga Prishtina teksa ka mbetur i plagosur baxhanaku i tij.

Mediat serbe kanë publikuar pamjet e shkëmbimit me armë zjarri nga kamerat e sigurisë. Autori pasi i ka qëlluar është larguar me shpejtësi dhe ende nuk është arrestuar.

Ende nuk dihen rrethanat e vrasjes, por sipas dëshmitarëve okularë viktima po qëndronte pranë një lokali, ku fillimisht pati një grindje dhe më pas u dëgjuan disa të shtëna.


Shtuar 2.10.2020 06:42