Ekzekutimi i 23-vjeçares, ç’ndodhi mes motrës e vëllait pak para krimit, dëshmitari i penduar tregon si i mori në makinë

Te tjera detaje kane dale në dritë nga vrasja horror e 23-vjeçares Eglantina Buci nga babai dhe vëllai i saj.

Ngjarja eshte zbuluar nga deshmia e nje te penduari, mik i vellait te viktimes, i cili ka treguar detaje rreth ngjarjes.

Gazetarja Klodiana Lala raporton per News 24 se vrasja makabre e të resë është zbardhur nga një i penduar.

I penduari ka shoqëruar me makinë Eglantinën dhe vëllain e saj, Shkëlzenin, në Malin me Gropa, ku me pas vajza eshte ekzekutuar me plumb.

Ai iu ka thënë hetuesve se kishte dijeni për një vrasje, pasi ditën e krimit ai e kishte shoqëruar mikun e tij, Shkëlzenin, me të motrën drejt malit, ku sipas tij, i vëllai ka debatuar në makinë me Eglantinën.

Krimi horror ka ndodhur në vitin 2012, por dosja u zbardh një ditë më parë, prej ku rezultonte se 23-vjeçarja është ekzekutuar me plumb në kokë nga i vëllai dhe më pas është groposuar prej tij dhe i ati në Malin me Gropa.


Shtuar 5.09.2020 19:27