Ekspertët: Kujdes, kondicioneri dhe ventilatorët mund të përhapin COVID-19

Kondicioneri dhe ventilatorët janë të rrezikshme për t’u përdorur gjatë verës në këtë kohë pandemie, pasi mund të përhapë me shpejtësi COVID-19.

Tashmë, thuhet se edhe sistemet e ajrosjes dhe ventilatorët janë po aq të rrezikshëm.

Deklarata vjen nga Massimo Andreoni, Profesori i Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Romës “Tor Vergata” dhe drejtori shkencor i Shoqatës Italiane të Mjekësisë Infektive dhe Tropikale (Simit).

Teksa foli për çështjen e ventilatorëve dhe ajrit të kondicionuar, ka bërë një dallim të qartë

“Më shumë se kondicioneri, ventilatorët rrisin distancën e përshkuar nga virusi. Grimcat mund të shpërndahen më shumë se 1.5 metra”, tha specialisti i sëmundjeve infektive duke folur për Agorà në Rai Tre. /albeu.com/


Shtuar 13.05.2020 17:06