E zuri poshtë zetori, 44-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Një 44-vjeçar me inicialet N.M. ka marrë dëmtime të renda në trup pasi e ka zënë zetori.

Ai ka qenë duke punuar tokën pasditen e sotme, ndersa zetori është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Babicë e Vogel, në Vlore. 44-vjeçari është transportuar në spitalin e Vlores.

Informacioni i policisë

Rreth orës 18:00, në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë, shtetasi N. M duke punuar tokën me zetor, dyshohet se si pasojë e përmbysjes aksidentale të zetorit, 44-vjeçari ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.


Shtuar 16.02.2020 19:44