E trishtë, skulptori i njohur Arben Bajo humb betejën me COVID-19

Skulptori i njohur Arben Bajo nuk e ka fituar betejën me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga miqtë e tij në rrjetin social “Facebook”.

“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia.

Bajo prej ditësh është ishte duke “luftuar” me COVID-19, por ditët e fundit gjendja e tij u bë më kritike.

53-vjeçari Arben Bajo, në profesion është skulptor dhe pedagog tek Universiteti i Arteve.

Arben Bajo ka çelur disa ekspozita personale brenda edhe jashtë vendit.


Shtuar 9.08.2020 06:11